Duke folur për dialogun politik, ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Momtchil Stoyanov Raytchevski, tha se gjithçka fillon dhe mbaron pikërisht me dialog. Më tej, diplomati tha se ka besim te politikanët shqiptarë, që sipas tij, kanë mjaft përvojë për të gjetur rrugën e duhur.
“Sot unë jam këtu që të nënshkruaj një marrëveshje në interes të shtetasve shqiptarë, pa marrë parasysh nga bindjet e tyre politike. Situata politike në Shqipëri është e tillë, siç është, nuk e di çfarë prisni t’iu them unë. Ajo që mund të them është që ne kemi besim te burrat e politikës shqiptare, që kanë mjaft përvojë që të gjejnë rrugën e duhur dhe kuptohet që kjo bëhet përmes dialogut.
Unë besoj që ky dialog do të zbulojë kush është rruga më e mirë për zgjidhjen e brendshme politike të Shqipërisë, që do të vendoset nga vetë partitë shqiptare. Përsëri them se çdo gjë fillon dhe mbaron me dialogun”, tha ambasadori Raytchevski.