Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e tropojanit të rrezikshëm (FOTO)

0
291

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Bujar Demaj, 46 vjeçarin nga Tropoja i akuzuar për një vrasje të rëndë.

I dyshuari kërkohet për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, dhe nga data 30 prill 2014 është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• BUJAR (Qerim) DEMAJ i lindur me 24.03.1973 në fshatin Papaj Tropoje- Shqipëri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

• 1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”

I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar ta shpallur nga data 30.04.2014

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here