Në pritje të miqësores për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ish-futbollistët e Kombëtares Shqiptare kanë shkuar në Thumanë.
Së bashku me ish-futbollistët kanë qenë edhe ish-trajneri italian i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi i cili është shprehur: Me zemër jam shqiptar.
Të gjithë sëbashku kanë shkuar dhe kanë parë nga afër vendin e shkatërruar nag tërmeti i 26 nëntorit. De Biazi do të jetë sonte pjesë e ndeshjes miqësore të Shqipërisë, ku të gjitha paratë e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.
Mbrëmjen e sotme në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania Stadium”, do të bashkohen katër skuadra kombëtare me ish-futbollistë për të ndihmuar familjet shqiptare të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.