E ironizoi për Festivalin e RTSH, Alketa Vejsiu i nxjerr foton nga arkiva Xhemi Shehut dhe ‘hakmerret’ keq: Pseudonimi Xhemile i shkon shumë! Rolin e Gagaçes do ta qante!

0
282

Festivali i RTSH këtë vit u shoqërua me polemika të shuma si për fituesen, por edhe për mënyrën e organizimit. Madje nuk u la pa kritikuar edhe Alketa, e cila në çdo dalje të saj shfaqej me veshje të ndryshme.

Ndër ata që e ironizuan ishin edhe Xhemi Shehu me Salsano Rrapin, të cilët postuan një video ku talleshin me Alketa Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës, dhe këndoi disa këngë.

Por siç duket Alketa nuk e ka harruar këtë ironi, dhe ditën e sotme nëpërmjet revistës së saj ‘Class’, ka bërë një shkrim gjithë mllef për moderatoren, duke i publikuar dhe një foto të disa viteve më parë.

“Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!

Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!

3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!

Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!

Juve si ju duket më mirë ?

Dikur apo Sot?”- shkruhet në profilin e revistës.

Në komentet më poshtë disa kanë shkruar se kjo është një hakmarrje ndaj Xhemit. Por vajzat të cilat  menaxhojnë faqen shkruajnë se ky postim është thjeshtë për t‘u argëtuar, ashtu sikurse bën Xhemi në Portokalli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here