Gazetari pas përgjimeve të Zogut, premton të tjera publikime të forta dhe tregon mesazhet kërcënuese që ka marrë: Ka VIP-a të tjerë të përfshirë, biseda të reja për blerje votash (Ç’pritet të dalin?)

0
317

I ftuar në studion e “Report TV”, ishte gazetari që ka zbardhur përgjimet e grupit të prostitucionit ku ishte i përfshirë edhe Hermes Nikaj premton të tjera publikime. Qyno shprehet se do të publikojë edhe dy numra të tjerë të paktën, ndërkohë që thekson se ka edhe personazhë të tjerë të njohur të përfshirë në këtë skemë. Ndër të tjera, gazetari u shpreh se ka lexuar dhe parë edhe disa biseda të tjera që kanë të bëjnë me blerjen e votave, por në lidhje me këtë çështje nuk preferoi të japë detaje.

“Nuk e kam mbyllur këtë dosje. Ka akoma materiale. Janë njerëz të njohur. Unë e kam ruajtur etikën. Ndonjë portal është munduar të hulumtojë dhe të gjejë diçka më shumë. Unë si gazetar, që ka burimin kryesor, jam munduar të mos publikoj emrat. Ka ende skandale me blerje votash. Janë ende disa biseda por nuk flas dot më tepër. Përsa i përket pjesës së próstitucionit do vazhdoj të botoj edhe dy numra të tjerë të paktën,”- tha Qyno.

I pyetur nëse ka marrë kërcënime, gazetari u shpreh se i kanë ardhur thjesht mesazhe ku i kërkohet që të mos nxjerrë emra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here