Pas polemikave të bujshme për fituesin, të gjitha këngët e festivalit u fshinë nga Youtube, reagon RTSH dhe zbulon arsyen

0
233

Ditën e djeshme u vu re mungesa në YouTube e të gjitha këngëve konkurruese në Festivalin e Këngës në RTSH.

As kënga e fitueses Arilena Ara, apo kënga e Elvanës që numëronte miliona klikime nuk gjenden në kanalin zyrtar të RTSH-së në YouTube.

Për këtë ka reaguar vetë RTSH, e cila ka treguar se fshirja e këngëve vjen si pasojë e një problemi teknik.

Të kontaktuar nga Anabel.al, RTSH bëri me dije se kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.

Ndonëse këngët pjesëmarrëse nuk janë, në kanalin e RTSH-së në YouTube, gjenden performancat e konkurrentëve nga nata e parë, dytë dhe finale e Festivalit të Këngës./Anabel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here