Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e regjistruar paraditen e sotme në Kamzë, kur një mjet Smart shpërtheu në flakë në lëvizje e sipër. Flakët u përhapën edhe te një furgon i Policisë Bashkiake.
NJOFTIMI ZYRTAR
Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.
Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.