Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë/ U godit barbarisht me shufër hekuri dhe sende të forta nga gardisti, kush është i dëmtuari. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

0
299

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku është përfshirë një efektiv i Gardës së Republikës, ky i fundit bashkë me dy persona të tjerë kanë goditur në mënyrë barbare dhe me sende të forta shtetasin Ismet Llesho. 

Gardiani është shpallur në kërkim nga Policia. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Mariglen Hoxhallari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë goditur me shufra hekuri dhe sende të tjera të forta shtetasin Ismet Llesho. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë pas dëmtime kryesisht në pjesën e kokës.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Tiranë. Sipas Bezatit, nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar skenën e dhunshme, është bërë e mundur që të identifikohet vetëm gardisti, ndërsa dy personat e tjerë nuk janë identifikuar ende. 35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë pritet që personi i dëmtuar të flasë dhe të hedhë dritë mbi ngjarjen, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here