Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste ka dalë në një reagim për mediat, ku ka folur për çfarë u diskutua dhe u vendos në mbledhjen e Kryesisë në ditën e sotme.
Rama theksoj se mbledhja e sotme e Kryesisë u përqendrua tek zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj. Po ashtu mësohet se kupola drejtuese e PS mori në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar. Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar.
“Kemi bërë edhe zgjedhjen një anëtarë një votë. Duhet të zgjdhim kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Procesi po ecën sipas normave të paracaktuara, unë besoj se ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, na ka dhënë një energji të re, një ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme. Qershori i vitit 2021 është shumë afër. Drejtimi i organizatave të PS-së i është besuar një gruaje dhe një burri”.