Administrata merr lajmin e mirë! Qeveria zgjat ditët e pushimeve gjatë festave të fundvitit (Vendimi)

0
517

Qeveria ka vendosur që datën 3 janar 2020, e premte, ta shpallë ditë pushimi për të gjithë administratën publike si dhe institucionet e shtetit. Vendimi bën që pushimet për Vitin e Ri të nisin nga 31 dhjetori e të vazhdojnë deri më 6 janar, datë kur rikthehet puna rutinë. Zyrtarisht janë vetëm datat 1 dhe 2 janar, ditë pushimi. 

Për 3 janarin ditë pushimi, qeveria thotë se ajo do të shlyhet gjatë muajit të parë të 2020.

“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here