“Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nga Prishtina”, Albin Kurti i përgjigjet Edi Ramës me deklaratën e fortë për ‘Mimi-Shengenin Ballkanik’

0
409

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i këtij vendi, ka reaguar në lidhje me nismën për Shengenin Ballkanik, që mbajti samitin e tretë në Tiranë. Në një status në rrjetet sociale, Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se tashmë Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!” shkruan Albin Kurti.

Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri Rama deklaroi se do të bisedonte sërish me Kurtin për Shengenin Ballkanik sapo të krijohet qeveria e re. Ndërkohë reagoi për bojkotin e Kosovës duke thënë se tashmë është koha që të mos e harrojmë të shkuarën por të mos mbetemi peng i saj dhe e vetmja mënyrë zhvillimi dhe suksesi i rajonit është bashkëpunimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here