Plas sherri mes artistëve/ Laert Vasili bëhet për spital, Kastriot Çipi e sulmon ashpër: Më mirë hiqu si viktimë e dhunës për orientimin seksual

0
284

Regjisori Kastriot Çipi i është përgjigjur ashpër aktorit Laert Vasilit, pas pamjeve që publikoi me pretendimin se është dhunuar nga artistët te Teatri Kombëtar. Nga ana tjetër, Laert Vasili publikoi një foto nga spitali teksa merrte shërbim, ku shkruante se ishte dhunuar te Teatri.

Ai e sulmon duke thënë se Vasili ka më shumë shanse të hiqet si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual, duke shtuar se mund të marrë edhe mbrojtje nga ndërkombëtarët.

Çipi shkruan:

“Idea nuk ishte e keqe. Fundja, dikush, që pas rrahjes është bërë ministër, mund të ketë aq mirëkuptim, sa të të bëjë drejtor teatri në Durrës. Por realizimi le shumë për të dëshiruar… Proteza ortopedike përdoret për thyerje qafe, jo për ngulje thonjsh… Dëgjo këshillën time: ke më shumë shanse nëse hiqesh si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual. Të mbrojnë edhe ndërkombëtarët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here