Mburoja e heroit kombëtar të Italisë, Garibaldi, dhuratë që I është bërë atij nga populli siccilian në 1878, është rigjetur në shtëpinë e një arkitekti. Vepra ishte zhdukur nga museumi Museo del Risorgimento në fillim të viteve 2000.
bëhet fjalë për një vepër unike të zhanrit të saj, një skulpturë në broiz polikrom me diametër 118 cm e peshë rreth 50 kg, e realizuar nga Antonio Ximenes. Mburoja ndahet në tetë rreze ku janë gdhendur simbolet e tetë qyteteve kryesore italiane si dhe simbole të tjera që përfaqësojnë mëshirën, drejtësinë, lavdinë.