Maxhoranca çon sërish presidentin Ilir Meta në Venecia, këto janë pesë pyetjet që do ti bëhen nga Kuvendi

0
380

Komisioni hetimor do i drejtohet sërish Komisionit të Venecias lidhur me shtimin e objektit të hetimit ndaj presidentit Ilir Meta.Kërkon opinion lidhur me 5 pyetje sa i takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.Fillimisht u kërkua  shtyrja e komisionit hetimor për presidentin Ilir Meta me 4 muaj. 

Gjatë fjalës së saj anëtarja dhe deputetja e PS-së, Klotilda Bushka ka propozuar që çështja t’i çohet për opinion Komisionit të Venecias, ashtu siç ndodhi me dekretin për anulimin e 30 qershorit.

Ky veprim duhet të marrë miratimin e Komisionit ndërsa Klotilda Bushka ka shfaqur dhe 5 pyetjet që do i drejtojë mazhoranca.

1-A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, kur ai apo ajo në konsiderohen të emëruar. Në këtë rast a konsiderohet e cënuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

2-Emërimi i një gjyqtari Kushtetues, tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të emëruar të miratuar nga KED a e cënon parimin e Gjykatës së krijuar me ligj, a ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancinë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor

A bie ndesh kjo frymën e mekanizmave zhbllokues në zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese ?

3-A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin Kushtetues, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet e emëruar ky gjyqtar?

4-Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? A është betimi me shkrim për të plotësuar kushtin e betimit për të filluar ushtrimin e detyrës në situatën kur konsiderohet i emëruar për efekt të ligjit?

5-Cilat mund të ishin zgjidhjet të standardeve më të mira për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin përkatës?

Vetë kryetari, Ulsi Manja bëri propozimin sot në mbledhje, ndërkohë deputetja socialiste Klotilda Bushka kërkoi që të merret në pyetje edhe kreu i KED-së Ardian Dvorani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here