U qëllua 7 herë me silenciator në sy të dy klientëve, dalin detaje nga vrasja e ish-anëtarit të bandës së Lushnjës (Zbardhet pista ku po heton Policia)

0
347

Burime zyrtare pranë grupit hetimor konfirmojnë se ish-anëtari i bandës së Lushnjës, Enver Boriçit, u qëllua me 7 plumba pistolete me silenciator brenda në lokalin e tij, në lagjen “Kadri Gjystri”.

52 vjeçari u qëllua për vdekje mëngjesin e të shtunës, në sy të dy klientëve që ndodheshin brenda në lokal. Autori ende i paidentifikuar, i maskuar dhe me pistoletë të dorë hyri brenda në lokal duke qëlluar me 7 plumba në kokë Boriçin. Burime pranë policisë sqaruan se e vetmja pistë që po hetohet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait të tij, Arben Boriçit, i dënuar me burgim të përjetshëm. Arben Boriçi është cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës.

Vrasja e Enver Boriçit, për grupin hetimor dyshohet të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes, lidhur me ngjarjet dhe ekzekutimet e mëparshme të bandës famëkeqe të Lushnjes.

Deri më tani, policia e Lushnjes ka shoqëruar për të marrë në pyetje një numër të lartë personash që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit, e ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here