Bombarduesi i ri gjigant rus PAK DA, që po zhvillohet nga kompania vendase Tupolev, do të veprojë në modalitet anti-radar e do të jetë i aftë të kryejë fluturime 30 orëshe.
Zv. ministri i mbrojtjes Aleksey Krivoruchko tha se bombarduesi do të hyjë në shërbim me forcat ajrore 2027, për të konkurruar me tipin e ngjashëm amerikan B2. Ai shtoi se njësitë moderne ushtarake nuk janë inferiore ndaj modeleve analoge më të mria të huaja dhe shpeshherë nuk kanë analogë. Ai përmendi gjithashtu nëndetëset raketore Borei-A dhe sistemet raketore të fiksuara e të lëvizshme si majat e teknologjisë së mbrojtjes, ndërsa shtoi se prodhimi masiv i PAK DA mund të nisë në 2028-2029.