Ishin kthyer në tmerrin e grave të moshuara, arrestohen 2 ‘skifterët’ në Durrës/ Këto janë 7 akuzat që rëndojnë mbi ta (FOTO)

0
268

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohen për 7 raste vjedhjesh me forcë të varëseve të floririt.

Të arrestuarit janë E. T., 34 vjeç banues në fshatin Arapaj, Durrës si dhe A. G., 35 vjeç, banues në Durrës i cili ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vjedhja”.

Ata kanë rënë në prangat e policisë pasi në mesditën e datës 10 dhjetor në lagjen Nr. 16, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në hyrje të pallatit i kanë marrë me forcë një varëse floriri 68-vjeçarit , I. T., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Opel” që e përdornin për të realizuar vjedhjet.

Më pas nga veprimet  hetimore të kryera duke përdorur edhe metodat proaktive rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar 7  vjedhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit dhe konkretisht:

-Më datë 12.12.2019, në lagjen Nr. 5, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases P. G., 64 vjeçe;

-Më datë 04.11.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e floririt të shtetases D. M., 66 vjeçe;

-Më datë 27.10.2019, në lagjen Nr. 13, Plazh, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases F. T., 67 vjeçe;

-Më datë 23.10.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases H. A., 68 vjeçe;

-Më datë 15.10.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases T. B., 71 vjeçe;

-Më datë 10.10.2019, në Rrashbull, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases V. H.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Opel” që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here