Qyteti i Elbasanit është zgjuar në panik sot. Një makinë tip Ford teksa ishte në ecje ka marrë flakë.
Sipas të dhënave të para për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar brenda automjetit.
Në vend ka mbërritur zjarrfikësja që ka mundësuar edhe shuarjen e flakëve.
Dyshimet e para të policisë flasin për një shkëndije elektrike, por ndërkohe po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjate kohës që makina ndaloi e përfshirë nga flaket në këtë zonë është bllokuar trafiku.









































