“Më kanë rënë në qafë! Bëjnë xhiro në Bllok, ndalojnë kot”, Kejvina reagon ashpër ndaj policisë

0
345

Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele rezultoi se kishte kontakte të shumta, telefonata e mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit, ku pavarësisht provave bindëse për prokurorinë, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje.

Modelja Kejvina Kthella ka shprehur dje mllefin që ndjen ndaj efektivëve të policisë. E ftuar në emisionin “E diell”, modelja u është përgjigjur pyetjeve provokuese të gazetarëve, ku njëra prej tyre ka qenë për policët.

Referuar përgjigjeve, modelja mesa duket i paska marrë inat efektivët blu pas arrestimit të të dashurit të saj Redjan Rrajës.

“Çfarë mendon kur shikon policët vërdallë?”- e pyet Ervin Kurti.

“Çfarë mendoj unë kur shikoj policët….pff mendoj që bëjnë shumë xhiro vërdallë në Bllok. Të ndalojnë kot…,”- tha Kthella.

“Të kanë rënë në qafë policët domethënë?”, e pyeti sërish Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here