Dëmet nga tërmeti, Rama tregon shifrën sa miliardë lekë janë mbledhur deri tani

0
272

Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Kryeministri Rama u shpreh se qeveria ka përllogaritur një shumë prej 20 miliardë lekësh për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ne kemi konsideruar 20 miliardë, me të ardhura buxhetore dhe donacionet. Por pritshmëritë për donacione janë të konsiderushme dhe mendoj se do të shtohen pasi kanë nisur diskutimet në nivel bilateral dhe me vende të tjera.

Fondi do të jetë dinamik dhe do të shtohet edhe me alokime nga buxheti në vijim. Do të ketë një program te veçantë buxhetor”, tha Kryeministri.

Më tej, Rama u shpreh se më 16 dhjetor do të dalë një raport paraprak për dëmet. “Raporti i parë paraprak synohet të paraqitet më 16 dhjetor. Do të ketë një raport të dytë dhe më pas një raport final në fund të muajit janar”. Po ashtu, Rama bëri të ditur se po përgatitet një ligj i posaçëm për rindërtimin, i cili ka si qëllim të krijojë një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin. “Një draft të parë e kemi gati dhe tani po bashkëpunojmë edhe me komisioni ne Ligjeve për ta çuar drejt miratimit”, tha Kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here