Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare vjen me një lajm të mirë, ja çfarë konstaton për Shqipërinë

0
295

Një lajm i mirë vjen për Shqipërinë nga Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare që konstaton se shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri, pas atij 6.4 të shkallës Rihter që goditi vendin mëngjesin e së martës së kaluar, ka ardhur duke u ulur.

EMSC nuk përjashton mundësinë që një pasgoditje e fortë të shënohet në vend javët apo muajt në vijim, megjithatë shton se aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal.

“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në Twitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here