Vodhën ndihmat e dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti në Thumanë e Durrës, arrestohen dy policë dhe një zjarrfikës

0
351

Dy punonjës policie mes tyre Shefi i Rendit në Rinas dhe një punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, janë arrestuar, si dhe janë vënë nën hetim 2 persona për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Arrestimi i tyre u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pas publikimit të videos në media, ku dukeshin policët dhe zjarrfikësit duke përvetësuar këto ndihma. Në prangat e kolegëve të tyre përfundoi polici Altin Zeka, i cili mban detyrën e Shefit të Seksionit në Komisariatin e Rinasit dhe shtetasi Ervin Hoxhallari, me detyrë komandant skuadre në Komisariatin e Rinasit dhe zjarrfikësi Arben Taullau. Të tre këta persona akuzohen për mashtrim dhe shpërdorim detyre. Hetimi ndaj këtyre personave nisi pas publikimit në media të këtyre pamjeve ku ata shfaqeshin teksa shkarkonin nga një fugon policie disa pako me ushqime që do të dërgoheshin për banorët e prekur nga situata e tërmetit. Ushqimet janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Në të njëjtën kohë janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 të afërm të Zekës, me akuzën e “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim. Video ku policët duket që çojnë në shtëpinë e tyre me makinën e policisë ndihmat për të prekurit nga tërmeti janë publikuar dy ditë më parë në të gjitha mediat sociale dhe vizive. Materialet ndaj shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për hetime të mëtejshme. Njoftimi i SHÇBA Pas denoncimit në rrjetet sociale se punonjës të Policisë së Shtetit kanë abuzuar me ndihmat, ku në disa raste edhe i kanë dërguar ata në shtëpi, Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë duke vënë në pranga personat përgjegjës. Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar mëngjesin e djeshëm 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedon penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasit: Altin Zeka, me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”; Ervin Hoxhallari, me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe Arben Taullau, me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës Vodhën ndihmat e dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti në Thumanë e Durrës, arrestohen dy policë dhe një zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetaset me inicialet V. Z., dhe Sh. T., për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim. Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit. Materialet hetimore procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme. Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesave pas njoftimit për arrestimin e policëve, të cilët abuzuan me ndihmat, ka ftuar çdo qytetar të denoncojë në numrin jeshil 0800 90 00, për çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e në kohë./Elvis MYRTA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here