Emocionuese, Bes Kallaku dhe Xhensila vizituan banorët e prekur nga dhimbja e madhe që la tërmeti, aktori bën gjestin e madh që të lë pa fjalë (Video)

0
315

Situata vazhdon të jetë shumë e rënduar pas tërmetit të 26 nëntorit ku shkaktoi 50 viktima dhe qinsra të plagosur. Mijëra qytetarë kanë ngelur pa strehë në qiell të hapur. Gjesti i aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku është për tu vlerësuar. Aktori njihet për veprat e tij të bamirësisë edhe pse ai vetë nuk i tregon ato në publik.

Ai ditën e djeshme së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj ishin pranë banorëve të prekur nga tërmeti dhe po ndanin dhimbjen së bashku.

Në rrjet po qarkullon një video ku duket Besi teksa heq këpucët e tij dhe ia dhuron një prej banorëve të prekur.

Ky është një gjest shumë simbolik në këto ditë fatkeqësie që kanë pushtuar vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here