Kryefamiljari nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit në Thumanë, nuk mbijeton gruaja, dyshohet se nën gërmadha janë dhe 3 fëmijët e tyre

0
235

Një lajm i mirë vjen nga Thumana, fshati që u godit rëndë nga tërmeti 6.3 ballë. Një 50-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

Mësohet se fatin e tij të mirë se ka pasur gruaja, e cila thuhet se ka ndërruar jetë dhe aktualisht ndodhet nën rrënoja.

Ndërkohë, gazetari thotë se nën rrënoja dyshohet se janë dhe 3 fëmijët e çiftit. Me shpresën nga Zoti, ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë për gjetjen e personave të tjerë në rrënoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here