Çfarë po ndodh në “Elbasan Arena”? Testohet për herë të parë VAR-i në Shqipëri

0
420

Në “Elbasan Arena” sfida mes Partizanit dhe Laçit po merr një vëmendje të madhe. Në këtë takim ka tërhequr testimi i sistemit të teknologjisë VAR.

Në një nga dhomat e stadiumit, është instaluar sistemi i nevojshëm, ku kontrollohen 5 kamera të vendosura në regjinë kryesore që “Supersport” transmeton ndeshjet. Nga kompjuteri, aty merren masat e fushës teknologjikisht, dhe aty mund të shikohet edhe më qartë pozicioni jashtë loje, apo golat e rregullt.

Sot është vetëm një testim, për të parë sa funksionale do jetë ky sistem, dhe më tej do merret një vendim se kur mund të implementohet plotësisht në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here