Reperi i njohur me nofkën Mozzik ka folur për herë të parë pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij për skandalin që ndodhi në Zvicër me disa mijëra franga që dyshohet se Loredana ia mori një çifti.
Ai ka treguar për momentin kur policia kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe morën Loredanën. “Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin.
Unë isha në shok sepse nuk e dija për çfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia u fut për një kontroll në shtëpi.
Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Unë dua të besoj që ajo nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të dali që e ka bërë, unë do të mendoj që nuk e ka bërë”, është shprehur ai në lidhje me ngjarjen.