Pas kërkesës së Ambasadës Amerikane ndaj politikës shqiptare që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të zgjidhur ngërçin në Gjykatën Kushtetuese ka ardhur reagimi i fortë edhe i gazetarit investigativ Artan Hoxhës.
Ai shprehet se tashmë Shqipërisë nuk i bën më derman as Komisioni i Venecias, por i bën kërkesë Ambasadës Amerikane që Forcat Speciale Operacionale të SHBA të bëjnë një operacion pastrimi në godinat që ndodhen përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Kujtojmë që në këtë vendndodhje gjendet Presidenca dhe me sa duket Hoxha po shpreson arrestimin e Metës.
“Me duket se nuk na ben me derman as Komisioni Venecias???!!!
Por meqe i sollet ata marinsat e Forcave Operacioniale Speciale te Shteteve te Bashkuara te Amerikes para ca ditesh ne Tirane, dhe mesa di vazhdojne te jene duke bere stervitje rrethinave te kryeqytetit, nxirrini te bejne nje operacion spastrimi ne keto godinat anash Bulevardit “Deshmoret e kombit”, se ka per te dale gjithe populli ti mbaje ne krah ne sheshin “Skenderbej”…”, shkruan Hoxha.