Festivali bienal ajror i Rusisë i njohur si MAKS nis këto ditë në periferi të Moskës dhe si zakonisht nuk zhgënjen. Vitet e fundit ylli i shfaqjeve ka qenë gjuajtësi Su-35, me sistem automatik kontrolli, turbina të lëvizshme dhe motorë AL-41F1S.
Është një nga avionët më të manovrueshëm në qarkullim dhe spektatorët u habitën me manovrat e tij që dukej se sfidonin ligjet e fizikës për një makineri me përmasa të tilla. Ai peshin 18 ton me serbatorët bosh. Por nga ana tjetër rusët njihen për sportet akrobatike.