Mali i Zi mori vendimin drastik dhe e dënoi për ngritjen e flamurit shqiptar, shoqata Bjeshkatarëve “Rumia” bën gjestin madh për shqiptarin

0
351

Për këtë, valvitjen e flamurit në Krajë në manifestimin ”Dita e gështenjës” çiklisti e bjeshkatari dhe aktivisti i njohur Irfan Domnori nga Shkodra u dënua nga autoritetet e shtetit Malazez me një gjobë prej rreth €300 si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga territori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.

Por një gjest i veçantë ka ardhur nga Shoqata Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini ku ata ia paguan dënimin kolegut Irfan Domnorit nga Shkodra.

Kujtojmë se në Ostros të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morën pjesë një numër i madhi qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here