Kallëzimi penal i presidentit për Ardian Dvoranin, avokati Saimir Vishaj hedh poshtë vendimin e marrë nga Ilir Meta: Ju tregoj arsyen pse nuk mund të regjistrohet procedimi

0
715

Pak orë pasi presidenti Ilir Meta dorëzoi  kallëzimin penal për kreun e KED Ardian Dvoranin, për shpërdorim detyre, ka reaguar edhe avokati Saimir Vishaj.

Vishaj shpheret se nuk do të regjistrohet kallëzimi, pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë për vepër penale dhe veprime nga një individ, por të një institucioni me disa anëtarë.

“Nuk ka rëndësi iniciativa që presidenti i Republikës ushtron të drejtën e një kallëzimi. Ashtu siç një institucion apo person, në momentin kur merr vesh një shkelje ka të drejtë që të bëjë kallëzim. Prokuroria është jo kompetente për të regjistruar një kallëzim të tillë. Në momentin që një institucion i drejtohet me kallëzim një prokurorie, duhet të shohim pse. Shpërdorimi i detyrës kërkon një dëm për pasoja shtetërore. Jemi përpara një akti administrativ që mund të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për votën kolegjiale, për shpërdorim detyre nëse nuk është individual. Në rastin e KED s’kemi të bëjmë me një individ por me 6-7 anëtarë që kanë vepruar. Për mendimin tim nuk do regjistrohet kallëzimi penal sepse nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me një akt administrativ. Kërkon interpretim.Nuk mund ta drejtosh në tre prokurori. Dhe vetë janë të paqartë, tek cila prokurori.
Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret ka një rol administrativ, nuk mund të ushtrojë ndjekje penale. Kemi ndryshime të reja me kodin e procedurës penale”, tha Vishaj në një lidhje telefonike për ‘News24’

Presidenca njofton sot se kallëzimi i penal i Presidentit Meta për Kryetarin e KED do depozitohet në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here