Këshilli i Ministrave jep 18 milionë lekë për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve (Skema si do ndahen)

0
293

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që të kalojë 18 milionë lekë për institucionet e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra drejtësinë e re.

9 milionë lekë shkojnë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, 2 milionë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe 7 milionë lekë për Komisionerin Publik.

Fondi përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të sistemit të drejtësisë për vitin 2019. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here