Google search engine
Home Politike Drejtesi Pushuan akuzën e pastrimit të parave për Bashën, Elisabeta Imeraj bën lëvizjen...

Pushuan akuzën e pastrimit të parave për Bashën, Elisabeta Imeraj bën lëvizjen e menjëhershme dhe iu dërgon ultimatumin e prerë 2 prokurorëve të dosjes: Keni 3 ditë kohë!

0
444

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka zbuluar lëvizjet e saj të menjëhershme pas mbylljes së e hetimeve për lobimin rus dhe marrjen e kreut të PD-së Lulzim Basha si i pandehur.

Në një prononcim për ReportTv, Imeraj tha se vendimi i dy prokurorëve Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako për të pushuar akuzën e pastrimit të parave, është nul nëse nuk kanë respektuar ligjin.

Kryeprokurorja tregoi se i ka kërkuar përgjigje dy prokurorëve lidhur me këtë vendim dhe i ka lënë tre ditë kohë të përgjigjen.

“Nëse prokurorët nuk kanë respektuar ligjin vendimi është jul. I kam kërkuar përgjigje me shkrim dy prokurorëve. Prokurorët Karaxha dhe Tako kanë tre ditë kohë të përgjigjen se çfarë procedure ligjore ndoqën për dosjen e lobimit rus”, ka thënë ndër të tjera Imeraj.

Kujtojmë se prokuroria mbylli hetimet dhe Basha së bashku me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin janë marrë si të pandehur për falsifikim të dokumenteve të lobimit rus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here