Ish-ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley me origjinë indiane e me bashkëshort shqiptaro-amerikan, ka akuzuar vartësit e lartë të presidentit se arsyetonin që ai ishte i rrezikshëm, se nuk i kuptonte situatat dhe se ishte detyra e tyre para kombit që ta pengonin e të kufizonin bosin e tyre.
Ajo shkruan, sipas gazetës së njohur të kryeqytetit amerikan “Washington Post, se i refuzoi kërkesat e tyre për bashkëpunim në këtë rezistencë të brendshme.
Sipas saj, Tillerson dhe Gjen. Kelly këmbëngulnin se nëse nuk do të vepronin, shumë njerëz do të humbnin jetën. “presidenti nuk e dinte se ç’po bënte”.
Një nga debatet me sekretarin Tillerson ishte edhe rreth vendimit të saj për të ndërprerë ndihmën amerikane për agjensinë e OKB-së që mbështeste refugjatët palestinezë.
Shkrimi ka sjellë kritika e sulme në rrjetet sociale për ish-ambasadoren, për arsye se po godet ish-kolegët e saj.
Nga ana tjetër, këto sulme mund të përforcojnë figurën e saj në sytë e mbështetësve të presidentit Trump.
Disa komentues politikë e shohin ambasadoren Haley si një nga politikanët që mund të pasojë presidentin Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024.
Disa madje mendojnë se Trump mund ta heqë zv-presidentin Mike Pence dhe të marrë ambasadoren Nikki Haley si zv-presidente për zgjedhjet e vitit që vjen, në nëtor 2020.