Google search engine
Home Politike Ngritja e SPAK që do trondisë gjithë politikanët, vjen mesazhi i fortë...

Ngritja e SPAK që do trondisë gjithë politikanët, vjen mesazhi i fortë nga OSBE

0
375

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt u shpreh se mbetet edhe shumë për të bërë me shpresën te ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në konferencën e sotme rajonale për administrimin e gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve Borchard tha se projekti synon të përmirësojë efektshmërinë e procedurave në të gjitha gjykatat në Shqipëri.

“Të gjithë e dimë ndryshimin të cilit po i nënshtrohet sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Vetting-u i punonjësve të drejtësisë vijon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, me shpresë, do të jenë funksionale së shpejti; Do të ngrihen organe të reja kundër korrupsionit si SPAK-u. Këto përpjekje janë reforma të domosdoshme për të forcuar gjyqësorin shqiptar dhe për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë në sistemin e gjykatave” tha Bernd Borchardt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here