Google search engine
Home Politike Kuvendi vendos sot fatin e Gjykatës Kushtetuese, Meta del me paralajmërimin e...

Kuvendi vendos sot fatin e Gjykatës Kushtetuese, Meta del me paralajmërimin e fortë dhe kërcënon deputetët: Kujdes, po e ndjek me vëmendje! Sa për marifetet e…

0
355

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në seancë plenare për të votuar kandidaturat për të dy vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Por presidenca  e cila po e mban peng Gjykatën Kushtetuese vazhdon ta quajë të paligjshme mënyrën se si po shkon procesi.

Vetë kreu i shtetit e ka nisur ditën me një mesazh për deputetët.

“Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here