I shkuan në shtëpi dhe nuk e gjetën, shpallet në kërkim Agim Kajmaku/ Zbardhet akuza që rëndon mbi ish-kreun e Bashkisë Vorë

0
358

Ish-kreu i bashkisë Vorë, Agim Kajmaku i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit shpallet në kërkim policor. Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga KQZ.

Mësohet se pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i bashkisë Vorë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here