Në rrugën e Kombit është përmbysur një kamion duke dalë nga rruga. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Kukës-Morinë 2 kilometra larg pikës doganore. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë kamioni ka bllokuar të gjithë aksin duke paralizuar kështu qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar radhë kilometrike. Sakaq, policia po shkon në vendngjarje për të larguar kamionin dhe noramalizuar situatën.
Foto nga aksidente rrugore

