Atentati/ Andi Maloku futet në operacion, nëna e tij ‘shpërthen’ në vaj: Po jep shpirt për 300 mijë lekë!

0
417

Nëna e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, ka mbërritur te spitali i Traumës.

30 vjeçari po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. E ëma e Malokut nuk është lejuar të futet brenda, çka ka sjellë dhe irritim të familjarëve.

Ata thonë se djali i tyre po jep jetën për një rrogë 30.000 si shofer. Pas shumë debateve, nëna e Malokut është lejuar të futet brenda.

Ndërkohë prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho, gjithashtu të plagosur në atentat, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here