Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur të lërë në burg, Tesi Bashon, i cili u arrestua dy javë më parë në Selenicë të Vlorës.
Tesi Basho ka refuzuar të jetë i pranishëm, ndaj seanca është zhvilluar në mungesë të tij.
Kujtojmë që Tesi Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, së bashku me dy të dënuar të tjerë gjithashtu shqiptarë, u arratisën nga burgu në Itali ku vuanin dënimin, mbrëmjen e 26 tetorit 2016. Mediat italiane e cilësuan asokohe spektakolare arratisjen e tre shqiptarëve të cilët përdorën çarçafë për të dalë nga qelia.
Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.