Zëdhënësi i Punëve të Jashtme për socialdemokratët, Knut Fleckenstein u shpreh se do të vizitojë Tiranën ku do të marrë pjesë në Forumin e Ndërlidhshmërisë dhe do të takohet me politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit.
Fleckenstein tha:
“Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Shqiptarët i meritojnë ato. Ende i angazhuar! Në rrugën time për në Tiranë. Mezi presim Forumin e Ndërlidhshmërisë në Tiranë për të takuar politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian. Njerëzit e Shqipërisë e meritojnë atë”.