NASA publikon pamjet ‘e frikshme’ hapsinore, përplasja që ndodh para festës së Halloween-it (FOTO)

0
437

Vetëm pak para fillimit të festës së Halloween-it, NASA ka publikuar disa pamje drithëruese.

Agjensia hapësinore, postoi dy fotot në Twitter: një foto të një fenomeni qiellor që duket si një fantazmë galaktike, dhe një foto të diellit i cili ngjan si feneri i Jack O’lantern.

“Imazhi fantazëm”, siç e përshkroi NASA të martën në Twitter, ishte në të vërtetë një imazh i përplasjes së dy galaktikave, të bëra nga Teleskopi Hapësinor “Hubble” në qershor.

“Secili ‘sy’ është bërthama e ndritshme e një galaktike, njëra prej të cilave përplaset tek tjetra,” shpjegoi NASA në faqen e saj të internetit.

Përplasja kokë më kokë, do t’i japë galaktikës një strukturë unaze për rreth 100 milion vjet, dhe kjo është një rrethanë e rrallë kozmike, sipas NASA-s

Por në të njëjtën kohë, mos lejoni që imazhet e frikshme të hyjnë në ëndrrat tuaja. “Fantazma galaktike” ndodhet rreth 704 milion vite dritë larg Tokës.

Ndërkohë, për sa i përket imazhit që ngjason me një kokë kungulli të rrezikshme, kjo foto u bë fillimisht në vitin 2014 nga Observatori Diellor ‘Dynamics’, dhe u rishpërnda në Twitter të hënën. Zonat aktive të diellit janë ndezur si shënjuese të një grupi intensiv dhe kompleks fushash magnetike, të cilat lëvizin në atmosferën e diellit tha NASA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here