“Ju jeni pisa”, rrahu dhe ofendoi fëmijët pas humbjes, reagon policia për ish-trajnerin e Laçit

0
438

Shoqërohet në polici, ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi. Ai është shoqëruar prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të vegjël të Laçit.

Pas një video të publikuar sot në rrjetet sociale ku shihej se si ish-trajneri i Laçit dhunonte futbollistët e ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, reagon edhe policia e Lezhës.

Në njoftimin e policisë së Lezhës thuhet:

“Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojmë se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u procedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale në ngarkim të tij “Keqtrajtim i të miturit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here