Aktivistja që mori gjithë vëmendjen e botës me fjalimin e saj fiton çmimin prej 40.000 paundësh, reagimi dhe vendimi i Greta Thunberg ishte i papritur

0
293

Aktivistja adoleshente për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg, që mori vëmendjen e gjithë botës me fjalimin e saj për klimën në Kombet e Bashkuara, së fundi ka fituar një çmim prej 40,000 paundësh. Por adoleshentja suedeze ka refuzuar ta pranojë.

Në një postim të sajin në rrjete sociale, Thunberg shpjegon së lëvizjet për klimën nuk kanë më nevojë për çmime por për politikanë që dëgjojnë shkencën dhe flasin mbi bazën e saj.

“Lëvizja për klimën nuk ka nevojë më për çmime. Ajo që ne kemi nevojë është që politikanët dhe njerëzit në fuqi të fillojnë të dëgjojnë shkencën…”, shkuran ajo.

16-vjeçarja, e cila aktualisht jeton në Kalifoni, u nderua me çmimin në fjalë nga Këshilli Nordik gjatë një ceremonie që u mbajt në Stokholm.

Por, pasi u shpall fituese, në mungesë të Gretës, një përfaqësues i saj njoftoi audiencën se çmimi nuk do pranohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here