Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Evropian dhanë miratimin e tyre për të shtyrë datën e daljes së Britanisë së Madhe deri më 31 janar 2020, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
“Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord për të pranuar kërkesën e Britanisë së Madhe për një shtyrje fleksibël të Brexit deri më 31 janar 2020”, theksoi Tusk në Twitter. Ai theksoi se ky vendim do të zyrtarizohet nga një procedurë e shkruar. Franca kishte theksuar më herët se me shumë mundësi do të kishte një marrëveshje mes 27 partnerëve të Britanisë së Madhe për të shtyrë Brexit-in deri më 31 janar 2020. Sipas burimeve europiane, propozimi mbi tryezë për të shmangur një “no deal” parashikon të shtyjë Brexit me tre muaj, por me mundësinë që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 dhjetor në rast të ratifikimit të marrëveshjes për daljen nga BE para këtyre afateve kohore.