Gazetarët i zënë ‘pritë’ deputetes së ‘gafave’, reagimi i Majlinda Halilajt i befason të gjithë (FOTO)

0
400

Dy javë në parë në seancën plenare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve deputetja, e cila zuri vendin e Lulzim Bashës në Kuvend, Majlinda Halilaj.

Mirëpo sot ajo është rikthyer në qendër të vëmendjes. Teksa po hynte në Kuvend, gazetarët i kanë zënë ‘pritë’ nisur edhe nga interesi i publikut për të parë reagimin e deputetes pas gafave të njëpasnjëshme që bëri në Kuvend.

Halilaj u shfaq në oborrin e Kuvendit, duke folur në telefon, ndërsa gazetarët tentuan t’i merrnin një prononcim se çfarë problemesh kishte marrë nga qytetarët, në mënyrë që t’i ngrinte në Kuvend.

Duke mos e shkëputur asnjë moment telefonin nga veshi, Halilaj, nuk iu përgjigj interesimit të gazetarëve.

Të vetmen përgjigje që dha ishte lidhur me fjalimin që mbajti dy javë më parë, duke thënë se nuk kishte ndodhur asgjë.

Dy javë më parë, Halilaj teksa fliste për projektligjin e mazhorancës për “Koorporatat e investimeve”, ajo bëri gafa të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës “Koorporatë”, duke e shqiptuar “Koperatë”.

Pasi video u bë virale dhe pati reagime të shumta në rrjetet sociale për nivelin e përfaqësimit në Kuvend, Majlinda reagoi sërish përmes një postimi në Facebook.

Duke të dashur që të korrigjonte gabimet dhe justifikuar, ajo deklaroi se gabimet i kishte bërë pasi kishte pasur probleme shëndetësore me njërin sy, e kjo kishte bërë që të mos ishte e qartë për qytetarët.

Në postimin e saj në Facebook, deputetja shkruan se gabimet janë për njerëzit dhe se askush nuk është perfekt. Më tej, Halilaj shkruan se njerëzit nuk duhet të gjykohen nga gabimet, por nga mendimet që kanë.

Por, ajo që bie në sy, është se teksti që ka shkruar në Facebook, ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore, duke e bërë akoma më të qartë se deputetja nuk di jo vetëm të lexojë por as të shkruajë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here