“Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë”, analisti amerikan: Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, janë rrethanat politike që nuk iu lejuan!

0
353

I pranishëm në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, analisti Daniel Serwer deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritonin hapjen e negociatave. Ai tha se Shqipëria ka pësuar një zhvillim të mirë ekonomik. Ai tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për qëndrimin e mbajtur nga Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar,në ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE. Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese kësaj të madhe për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare. Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE”- tha Daniel Serëer. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here