Rusia nis manovra të shkallës së gjerë në Arktik

0
333

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi nisjen e manovrave të shkallës së gjerë në Arktik, përfshi dhe frocat strategjike bërthamore.  Manovrat Grom-2019 (“Bubullima-2019”) do të përfshijnë një personel prej 12,000 ushtarësh, raketa-lëshues 213 RVSN, 105 avionë, 15 luftanije dhe 5 nëndetëse bërhtamore, njoftonte agjencia TASS. Gjhatë manovrave do të lëshohen raketa balistike dhe të rangut të largët.  Do të përdoren aeroporte dhe avionë taktikë, duke testuar Flotën e Veriut në detet Barents, Baltik, Detin e Zi, në detin Okhotsk e Kaspik. Gjenerali Jevgeny Ilyin tha se objektivi i manovrave është “përdorimi i forcave strategjike nën kërcënimin e agresionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here