Ardi Veliu ka bërë lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit.
Mësohet se shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Skënder Hita që ishte zv. Drejtor në policinë e Shkodrës është bërë zv/drejtor në policinë e Gjirokastrës. Alfred Cenaj ikën nga posti i shefit te komisariati në Mirditë dhe komandohet shef komisariati në Berat. Naim Lala emërohet shef i komisariatit në Mirditë, ndërsa Ermal Lulaj emërohet shef komisariati në Skrapar.
Gjithashtu lëvizjet e bëra në Policinë e Shtetit kanë sjellë edhe ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.
Kryekomisar Ledio Ibrahimi që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier, pas largimit rreth dy javë më parë të Henerigert Mitri, i cili u vendos drejtori i policisë së Lezhës. Ndërkohë, Komisar Alfred Thaci, i cili më parë mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë është emëruar Shef i Komisariatit Mallakastër.