Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar në Kuvend sot emrat e propozuar për vendet vakante ne ë Gjykatën Kushtetuese.Në këtë mënyrë synohet konstituimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila është në ngërç prej kohësh.Propozimet e KED, vijnë në një kohë që Gjykata Kushtetuese prej afro dy vitesh është jashtë funksionit, për shkak të shkarkimeve të kryera në kuadër të procesit të vetingut.
KED i ka dërguar dy lista Kuvendit, prej të cilave do të duhet të zgjidhet një kandidat. Për vendin vakant të shpallur në 12 shkurt 2018, KED ka dërguar renditjen e mëposhtme:
- Arta Vorpsi, 89,642 pikë
- Elsa Toska, 85,428 pikë
- Besnik Muçi, 81,928 pikë
Ndërsa për vendin vakant të shpallur në 4 mars 2019, KED ka dërguar:
- Arta Vorpsi, 89,642 pikë
- Fiona Papajorgji, 88,785 pikë
- Elsa Toska, 85,428 pikë