Sokol Balla i zuri vendin, Rudina Xhunga flet hapur dhe zbulon ç’do të ndodhë me emisionin e saj

0
332

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ishte e ftuar dje te Rudina së bashku me vajzën e saj të quajtur Alana. Ajo foli gjerë e gjatë për marrëdhënien mes tyre dhe jo vetëm.

Gazetarja ka folur dhe për jetën profesionale. Meqë kohën e saj televizive në “News 24” e zuri Sokol Balla, nuk dihej ç’do të bëhej me emisionin që ajo drejton, ama Rudina Xhunga dje i tha të gjitha.

Ajo u shpreh se programi ende nuk ka nisur  për këtë sezon të ri televiziv por beson që do të rinisë së shpejti dhe në të njëjtin televizion. “Do doja të mos ndryshoja, nuk e pëlqej shumë ndryshimin. Gjëja që pëlqej më shumë tek vetja është zhvillimi i asaj që bëj. Përmirëso veten, gjënë që bën, por mos ndrysho shpesh sepse hapësira e njëjta është. Tashmë njerëzit identifikojnë personazhet se sa emisionet”, tregoi Rudina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here